Koliçi: Me penalltinë e pritur shleva dy golat e pësuar. Sekreti i rezultateve? Ilir Daja

Në fundin e takimit, Koliçi rezultoi heroi i vendësve, duke pritur penalltinë e goditur nga Kallaku në kohën shtesë. Skënderbeu me këtë fitoi shkoi në kuotën 32 pikëve, në vendin e shtatë, ndërsa Teuta mbetet me 35 pikë në vendin e pestë.

Pas fitores 3-2 ndaj “djemve të detit”, Koliçi shtoi se arsyeja e paraqitjes jo të mirë të bardhekuqve në dy fazat e para të sezonit ka qenë koha e shkurtër e përgatitjes së skuadrës për sezonin 2019-2020. Për çelësin e transformimit të Skënderbeut në 2020, Koliçi theksoi se arsyeja është trajneri i skuadrës korçare Ilir Daja, të cilin e konsideron një nga më të mirët në kampionatin shqiptar.

“Shpëtoi Skënderbeun duke pritur penalltinë – Normale që nidhem shumë i lumtur. Normale, vëmendja ishte te penalltia në fund. Me atë pritje shleva dy golat e pësuar.

Sekreti i përmirësimit të Skënderbeut– E dinë të gjithë. Daja është një nga trajnerët më të mirë në Superligë. Normale që meritat i shkojnë atij. Në dy fazat e para, nuk kemi patur kohë të përshtatemi me lojtarët e rinj. Kishim nevojë për kohë”, përfundoi Koliçi.

Ka vend edhe për festë te Skënderbeu 👏