Rritet bilanci, shkon në 205 numri i të infektuarëve nga koronavirusi në Itali

Një person i katërt, një i moshuar nga Bergamo, ka humbur jetën në spitalin Xhovani i XXII. Ai është viktima e tretë në lombardi, rajonin që edhe regjistron numrin më të madh të rasteve që tashmë kanë shkuar në 165. Milano, falë edhe mbylljes së shkollave, është e zbrazur; metroja dhe trenat janë bosh. Ndërkohë, në Vo, në Veneto, kanë nisur kontrollet nëpër rrugë.

Gjithashtu janë regjistruar edhe raste të reja në Italinë Veriore. Mediat italiane raportojnë se numri i të infektuarëve ka shkuar në 205.

Lombardia dhe Veneto janë zonat më të prekura nga virusi që ka pushtuar botën. Mbi 50 mijë njerëz janë vendosur në karantinë në komunat e izoluara. 25 prej tyre janë të shtruar në repartin e terapisë intesive, të cilësuar si raste serioze.

Shkollat, muze dhe shumë biznese janë mbyllur. Austria ka zhbllokuar linjën e trenave drejt Italisë.

Në Veneto, 25 raste të tjera i janë shtuar bilancit të të prekurve një ditë më parë, duke e çuar atë në 27. Ndërkohë që shtatë raste të reja janë identifikuar në Emiglia Romana duke e çuar numrin total në 16. Nisur nga zhvillimet në Itali, një mision i përbashkët i BE-së dhe OBSH-së do të mbërrijë në vend ndërkohë që komisioni evropian ka akorduar 230 milionë euro për të ndihmuar luftën globale kundër përhapjes së koronavirusit.  Zyrtarët ndërkohë kanë thënë se numri po rritet shpejt sepse po bëhet një kontroll i imtësishëm në vatrat e shpërthimit. Janë mbi 3 mijë analiza të bëra deri më tani ndërkohë që janë gati rreth tre mijë e pesëqind shtretër në struktura ushtarake, në rast se situata do të rëndohet. Autoritetet ndërkohë kanë këshilluar. Shumë qytetarë i janë drejtuar supermarketeve për të blerë ushqime në rast emergjence duke i lënë raftet atje, thuajse të zbrazura. Ndërkohë, që në një situatë të tillë, bursa në Itali ka shkuar në pikiatë.

Italia, bëhet kështu vendi i tretë në botë për sa i takon numrit të rasteve të koronavirusit, pas kinës dhe Koresë së Jugut dhe para Iranit. Përhapja e tij, po rrit frikën e një pandemie globale. Pandemia shpallet kur një sëmundje infektive kërcënon pjesë të ndryshme të botës në të njëjtën kohë dhe për ekspertët, situata e kombinuar në Korenë e Jugut, Iran dhe Itali, flet për fazat e para të pandemisë. Rreth 77 mijë njerëz në kinë janë infektuar dhe 2600 kanë humbur jetën.

 

 

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.