BBC -Eurovizioni nuk mund të ishte Eurovizion pa një baladë që preferohet të këndohet me volum të lartë

Në një artukull në lidhje me Eurovizionin, BBC i ka kushtuar një pjesë edhe këngëtares shqiptare Arilena Ara.

“Eurovizioni nuk mund të ishte Eurovizion pa një baladë që preferohet të këndohet me volum të lartë nga një grua me shumë flokë. Kënga e saj fjalë për fjalë do të quhet “ulërima”. Që kur fitoi The X Factor Albania në 2013, ajo është bërë një nga yjet më të mëdha të vendit, me më shumë se 1.1 milion ndjekës në Instagram”, shkruan BBC.

Kënga e saj quhet fjalë për fjalë “ulërimë” dhe ajo interpreton notat e larta me gjithë hollësinë e një zëri të veçantë”, vazhdon shkrimin gjiganti britanik.“Solo-kënga e saj “Nëntori” ka qenë gjithashtu një hit në Rusi dhe Rumani, që do të thotë se ajo do të jetë e njohur për votuesit atje”, ka përfunduar shkrimin BBC dedikuar Arilenës.