Skënderbeu është duke kaluar një formë shumë të mirë në këtë fazë të kampionatit, ku duket një ekip shumë ndryshe nga ai fazave të para për vitin 2020, teksa loja e korçarëve vjen gjithnjë në rritje dhe bashkë me lojën kanë ardhur edhe rezultatet. Një ecuri pozitive, ku tre javët e fundit kanë marrë po aq fitore. Kjo ka sjellë edhe frytet e saj persa i përket tabelës së klasifikimit, që tashmë i gjen juglindorët në vendin e 6 me vëtëm 3 pikë larg vendit të tretë.
Përveç Superiores,Sjenderbeu do të luajë edhe në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, ku për të arritur në fazën tjetër u duhet të kalojnë Bylisin. Megjithatë Daja mund të buzëqeshë disi, teksa përpara këtyre javëve vendimtare do të ketë në dispozicion grupin të plotë. Jashanica është rikthyer në fushë dhe menjëherë ka rrëmbyer shiritin e kapitenit dhe ia ka dalë të udhëheqë skuadrën në mënyrën më të mirë të mundshme.

I vetmi shqetësim mund të jetë Bregu, që është në bisedime për të finalizuar transferimin e tij jashtë Shqipërisë dhe mungesa e tij mund të linte hapërisa të mëdha në sulmin bardhekuq.

Për “Rubrika Sportive”, ka folur pikërisht trajneri Ilir Daja. Ky i fundit u shpreh se tashmë skuadra po tregon paraqitje të mira, duke thënë se çelësi i suksesit është bashkëpunimi në këtë klub.
Ecuria?
Është një moment ndryshe nga ai fillimit të kampionatit. Kjo shikohet në ndeshjet e treguara dhe me pikët e grumbulluara. Golavarazhi ka qenë negativ në ndeshjet e para, ndërsa tani e kemi plus 5. Çelësi i suksesit është bashkëpunimi, duke filluar nga presidenti te tifozët dhe merita kryesore është për lojtarët, për pikët e grumbulluara deri tani.
Luftëtari?
Në të gjitha ndeshjet e tjera kemi qenë me performancë tjetër, ndërsa dje pas shënimit të golit të parë, pashë një demotivim, në raport me ndeshjet e tjera. Kjo bëri që të marrë kontrollin Luftëtari.
Në pjesën e parë të kampionatit e kishim problemin me ekipet e vogla, por në këtë vit të ri, përveç ndeshjes me Luftëtarin kemi qenë shumë mirë. Një ekip nuk mund të qëndrojë në formë të njëjtë gjatë gjithë kohës. Edhe Kukësi me Tiranën nuk kanë treguar një formë të njëjtë.
Organika?
Nuk kemi pasur mungesa në organikë, por kishim fillim të kampionatit me vonesë, ne ishim të tretët që u grumbulluam të fundit pas Flamurtarit dhe Luftëtarit. Jashanica është një ndihmesë e madhe, mund të them se është përforcimi më i mirë në merkato.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.




