28-vjeçari i prekur nga koronavirusi është “pacienti zero” në Shqipëri, Bino: Si do veprohet me karantinën e Durrësit

Specialistja Silva Bino, shefe e departamentit te semundjeve infektive ne ISHP, ka konfirmuar sot se 28-vjeçari i parë i prekur me koronavirusin në Shqipëri, i cili kishte udhëtuar nga Firence, është ai që quhet “pacienti zero” dhe janë identifikuar të gjitha kontaktet e ngushta që ai ka pasur duke i izoluar.

Kemi një rast të importuar, ky quhet pacienti zero dhe kemi kontaktin e ngushtë të tij,pra nuk kemi transmetim komunitar për momentin. Ky është rasti zero për vendin tonë e kemi të qartë edhe kontaktin e ngushtë që ai ka pasur”

Ajo ka bere me dije se jane gjurmuar 8 kontaktet e ngushta te pacienteve, qe mbreme, sapo dolen analizat, nderkohe qe sot jane vetekarantinuar ne menyre te kontrolluar 24 persona, qe kane pasur kontakt me dy te prekurit.

Sipas Binos janë edhe 24 raste të tjera që tashmë po hetohen dhe priten përgjigjet brenda 24 orëve.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare doktori, Skënder Brataj tha se për të riun e infektuar “ishte marrë tamponi e sapo morëm përgjigjen nga ISHP pacienti u transferua në kushtet e mbrojtjes në ambientet e Infektivit”.

Mjeku Brataj bëri me dije se vetëm sot paradite, “është rritur shumë numri i thirrjeve në numrin 127, ku deri në gjysmën e ditës ka pasur 751 thirrje nga të cilat 211 ishin vetëm për koronavirusin”.

E pyetur për karantinën e përcaktuar në ambientet e kavalishencës në Durrës, Bino tha: Karantina është e gatshme, me mjekët e personel, do transportohen drejt Durrësit sipas rastit e nevojës.

Në bazë të shifrave janë 97% e të sëmurëve që shërohen plotësisht,kjo eshtë shifër optimiste,nderkohe qe ky virus ka vrarë mbi 3500 vetë”.