Shkolla Jopublike Omiros /Mësuesi është vendosur në karantinë. Familjarët e tij bënë testin dhe rezultuan negative

Një person prej stafit edukativ të shkollës “Omiros” në Korçë ka dalë pozitiv në testin për koronavirusin, duke vënë në alarm prindërit e fëmijëve.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe Drejtoria e Shkollës Jopublike “Omiros”
Mësuesi i infektuar është grek dhe punon me kohë të pjesshëm në këtë shkollë.Më datë 9 mars ka qenë kontakti i fundit i tij me shkollën.Prindërit dhe mësuesit e kësaj shkolle janë në alarm për shkak të konfirmimit të rastit.

Gjithashtu bëhet e ditur se mësuesi tashmë është vendosur në karantinë dhe po merr ilaçet e nevojshme, ndërsa familjarët e tij i janë nënshtruar testit dhe kanë rezultuar negativë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.