Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero është shprehur se masat e dhëna nga qeveria do të zbuten në javën e tretë të muajit prill. I ftuar në emisionin “Opinion”, Pipero tha se sipas mendimit të tij, nëse janë zbatuar të gjithë rregullat e karantinës vala e të infektuarve do të bjerë dhe se masat mund të zbuten.
Pjesë nga biseda
Fevziu: Z. Blendi të lutem pyete doktor Piperon që sipas mendimit të tij personal kur mendon se mund të përfundojnë masat e marra të karantinës?
Pipero: Nëse qytetarët kanë respektuar urdhërat e qeverisë, nga fillimi i javës së tretë të prillit do fillojnë të zbuten, se kur do hiqen fare nuk e di. Fundi i javës së tretë fillimi i javës së tretë të prillit do fillojnë të zbuten shumë.
Ndersa shton se :
Koronavirusi mund të rikthehet vitin tjetër dhe mund të jetë më i egër, Pipero tha se nëse pëson mutacion, eshtë shumë i vështirë për t’u luftuar.
Ende nuk e dime si do sillet virusi. Duhet të kalojnë të paktën gjashtë muaj që të shohim se sa do të zgjasë imuniteti. Të gjitha gjasat janë që do të rikthehet vitin tjetër. Madje mund të jetë më i egër, nëse pëson mutacion. Është i vështirë,”– tha Pipero.
Ndërkohë, numri i personave të infektuar në Shqipëri me Covid-19 është 174, mes tyre 4 fëmijë dhe 6 viktima. 17 nga të prekurit janë shëruar, harta e infektimit është zgjeruar. Tropoja i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 102 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 73 shtretër. Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
