Ndërron jetë mësuesi grek që jepte mësim në shkollën private “Omiros” në Korçë, i cili u konfirmua me koronavirus disa ditë më parë në Kostur duke vënë në alarm të gjithë prindërit e fëmijëve që shkolloheshin tek ai institucion arsimor.
Mësohet se mësuesi 51 vjeçar ishte baba i katër fëmijëve ndërsa ai vuante dhe nga sëmundje të tjera duke bërë që koronavirusi t’ia rëndojë gjendjen shëndetësore.

Ndërkohë, pas ndarjes së tij nga jeta si pasojë e infektmit me CoVid-19 është njoftuar edhe stafi në shkollën ku ai jepte mësim..
Ai u konstatua me koronavirus në fillim të marsit, ndërsa prindërit e fëmijëve u njoftuan një javë më vonë, gjë e cila shkaktoi irritimin e tyre.

