Emigrantët e bllokuar prej 3 ditësh në pikën e kalimit kufitar të Kapshticë, si pasojë e mbylljes së kufijve për shkak të koronavirusit kanë reaguar ashpër ditën e sotme.Vendimi i tyre për të mos u kthyer mbrapa duke pritur zgjidhjen e situatës ka bërë që të përleshen me policinë shqiptare.
Prej 2 ditësh 50 emigrantë shqiptarë janë bllokur mes Shqipërisë dhe Greqisë në Kapshticë dhe nuk lejohen as të hyjnë në atdheun e tyre dhe as të kthehen andej nga erdhën, nga Greqia.
Ata janë detyruar të bllokojnë kamionat e mallrave si shenjë proteste për të ardhur në Shqipëri. Po ashtu një ambulancë nga qyteti më i afërt, Bilishti është nisur drejt Kapshticës për të monitoruar situatën shëndetësore të atyre që kanë shfaqur probleme.
Në videon qytetarët mes thirrjeve, shihen teksa shtyhen me policinë për të kaluar kufirin.Nga komunikimet me policinë kufitare është konfirmuar se mund të kalojnë vetëm personat që kanë një vërtetim nga ana e konsullatës shqiptare në Greqi, që mund të jetë për arsye shëndetësore apo për arsye studimesh.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
