Kishin 3 ditë të bllokuar në Kapshticë, 5 emigrantë shqiptarë nisen me urgjencë për në spital

Prej tre ditësh disa emigrantë shqiptarë kanë mbetur të bllokuar në pikën kufitare të Kapshticës.Së fundmi raportohet se pesë prej tyre kanë patur probleme me shëndetin dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin e Bilishtit.

Sipas informacioneve, paraprake emigrantët shqiptarët kanë patur luhatje tensioni. Po ashtu e ditur bëhet se janë tre gra dhe dy të moshuar, ata që janë u dërguar në spitalin e Bilishtit.

Kujtojmë këtu se pak më parë një tjetër emigrant shqiptar që është i bllokuar në këtë pikë kufitare tregoi se kishin tre ditë pa ushqim dhe se po flinin jashtë, nën temperatura nën zero.