“Mirësevini në Future Nostalgia”, Dua Lipa më në fund publikon albumin e shumëpritur

Ky është një sukses më shumë në karrierën e saj.Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka tashmë të lansuar albumin e dytë në karrierën e saj.Albumi i titulluar “Future Nostalgia” e që në shqip përkthehet “Nostalgjia e së ardhmes”, ka të përfshira 11 këngë, të cilat janë pothuajse të gjitha në stilin e viteve 80′.

Nga ana e saj, artistja e ka “ngacmuar” jashtëzakonisht këtë dalje në muajt e fundit, duke zbuluar gradualisht disa videoklipe tejet të kuruara dhe me muzikë tërheqëse.

Future Nostalgia arrin të kombinojë këngë që padyshim do t’ju bëjnë të vallëzoni deri në fund të natës dhe të tjera që do të mund t’i dëgjoni më me kënaqësi në divanin tuaj. Albumi ofron një dozë të thellë nostalgjie, pa rënë asnjëherë në trishtim të tepruar.