Qeveria në Itali projekton kalimin në fazën 2, rinisjen e aktiviteteve dhe zbutjen e masave të izolimit…

Më në fund duket se në Itali po shihen ulje të rasteve të reja të infeksionit në kurbën e epidemisë pas një faze të gjatë në ekstrem. Nëse në ditët në vijim konsolidohet kjo tendencë mund të thuhet se kthesa e shumëpritur ka nisur dhe frymëmarrja e një populli të tërë do jetë më e lehtësuar.

Autoritetet e shëndetësisë në vend thonë se edhe nëse shifrat do bien shpejt Kovid-19 do mbetet mes popullatës dhe se duhet të zbatohen me rigorozitet masat e distancimit shoqëror sepse çdo relaksim mund të nënkuptojë një rifillim të qarkullimit të koronavirusit.

Takimi virtual përmes një video konference midis kryeministrit italian Giuseppe Conte dhe grupit tekniko shkencor për të diskutuar mbi vazhdimin e masave të izolimit dhe situatën epidemike pati si rezultante konkluzionet se e ashtuquajtura ‘Faza 2’ do të jetë e karakterizuar nga dy hapa: e para (pas të hënës së Pashkëve) do të ketë të bëjë me hapje të vogla të aktiviteteve të prodhimit, ndërsa e dyta (pas datës 4 maj) do të përfshijë një rimodelim tërësor të masave.

Në çdo rast, nuk u hipotezua asnjë datë por u theksua vetëm nevoja për maturi dhe gradualitet.Në çdo rast, nuk u hipotezua asnjë datë por u theksua vetëm nevoja për maturi dhe gradualitet.

Për autoritetet është e kuptueshme se sa më shumë kohë të kalojë aq më shumë është e vështirë mbajtja e njerëzve në shtëpi siç u dëshmua në fundjavë ku u vendosën rreth 10 mijë gjoba për thyerje të masave izoluese, dhe duket se për të pirë një kafe në një bar apo për të ngrënë me miqtë në një restorant do duhet pritur akoma

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.