Nga Albert Zholi
Deri në 11 Mars fjetëm në një botë, dhe 12 Mars u zgjuam në një tjetër….
Papritmas Disney nuk ka më magji, Parisi nuk është më romantik, New York nuk ngrihet dot në këmbë, muri kinez nuk është më një fortesë dhe Meka është bosh.
Puthjet e përqafimet papritmas bëhen armë lufte, ..Dhe të mos vizitosh prindërit dhe miqtë kthehet në akt dashurie.

Papritmas kupton që pushteti, bukuria dhe paraja nuk kanë vlerën e Madhe e nuk arrijnë të japin oksigjenin për të cilin po lufton me Virusin. Bota vazhdon jetën e saj dhe është shumë bukur… edhe me heshtjen… Vetëm: Vendos qëniet njerëzore në kafaz. BOTA, kozmosi po na sjell një mesazh: Nuk je i nevojshëm. Ajri, toka, uji dhe qielli pa ty janë mirë.
Kur të ktheheni ne jetën reale, kujtohuni që jeni të ftuarit e mi. Jo padronët e mi!
