Në një kohë kur e gjithë bota është duke luftuar me korona virusin, UEFA vazhdon të kërkojë një zgjidhje për rifillimin.Shpesh është thënë se prioritet është vazhdimi i kampionateve, për të cilët po punohet të gjendet një zgjidhje. Megjithatë po punohet edhe për një zgjidhje për Ligën e Kampionëve dhe Europa Ligën.
Sipas asaj që shkruan “The Sun”, janë 3 opsione për tu mbyllur kupat e Europës, me ndeshjet që mendohen të luhen të gjitha në gusht.

E para është që 8 skuadrat e kualifikuara për në çerekfinale, të sfidohen me gara teke në një stadium të vetëm.
Opsioni i dytë është që duke nisur nga gjysmë finalet, 11 ndeshjet të luhen në 3 javë në një qytet të zgjedhur nga UEFA.
Dhe opsioni i fundit është që të gjitha ndeshjet të luhen në maksimumi 4 javë me nga një ndeshje për të mbërritur deri te finalja.
