Seria A mund te ndjeke shembullin e Bundesligës, i gjithë viti do luhet pa tifozë

Prej disa javësh, kampionatet europiane janë ndalur për shkak të koronavirusit. Momentalisht, Bundesliga gjermane duket se po e menaxhon më mirë situatën, teksa klubet janë kthyer që këtë javë në stërvitje, duke u përgatitur që së shpejti të jenë edhe në fushat e lojës.

Nga ana tjetër, Seria A ka monitoruar të gjithë situatën në Gjermani dhe po mundohet të kopjojë stilin gjerman. Por ashtu si Gjermania, shteti italian po bëhet gati për një sakrificë shumë të rëndësishme nëse kthehet përsëri futbolli në stadium.

Sipas mediave italiane, në diskutimet që ka zhvilluar qeveria, mund të dekretohet fillimi i aktiviteteve sportive në gjysmën e dytë të majit e më tej, por prania e tifozëve nuk do të jetë e mundur.

Klubet e Serisë A janë të përgatitura për këtë skenar, por sigurisht jo për atë që mendon qeveria italiane, që të mos lejojë tifozë deri në mbyllje të vitit 2020.Ky është plani fillestar në Gjermani, e kështu do të jetë me sa duket edhe në Itali, kurdo që të rifillojë futbolli.

Janari 2021 do të jetë muaji kur dy kampionatet shpresojnë që të kenë përsëri tifozë në stadiume, duke besuar se deri atëherë virusi do të jetë vënë nën kontroll të plotë nëpërmjet një vaksine apo kurave efikase që do të ulin rrezikshmërinë e tij.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.