Një person është diagnostikuar ditën e sotme me koronavirus në qytetin e Korçës.Mësohet se pozitive me koronavirus ka rezultuar një grua në moshën 80-vjeçare e cila eshte fqinje me ciftin e te moshuarve te infektuar nga mbesa rreth nje muaj me pare.Rasti i të infektuarve në këtë qytet ka shkuar në 19 persona ndërsa në të gjithë vendin numri i të infektuarve ka shkuar në 518 me 24 raste te reja në 24 orët e fundit dhe ku ne total fatkeqësisht 25 persona kanë humbur jetën.

Qarku i Korçës edhe pse te prekur ka 19 qytetare nga Covid-19, fatmirësisht nuk ka rezultuar me asnjë humbje jete.Nga ana tjetër, lajmi i mirë është se edhe një person tjetër diten e djeshme është shëruar duke rezultuar negativ në testin e bërë, çka do të thotë se numri i të shëruarve në Korçë ka arritur në 16 të tillë.
Situata ne Korçë po vjen drejt nje permiresimi te ndjeshem pasi Juglindja e vendit tashme ka vetem 3 persona pozitive te konfirmuar me Covid-19, te cilet jane ne gjendje te qendrueshme shendetesore.
