ITALI- Kanë arritur në Itali grupi i infermierëve shqiptarë që u nisën rreth orës 15:00 na aeroporti i Rinasit për të “luftuar” me Covid-19 në shtetin fqinj.Ashtu siç paralajmëroi, ministri i Jashtëm, Luigi di Maio ka pritur ekipin mjekësor nga Shqipëria duke i falenderuar për aktin e tyre.
60 infermierët që u dërguan në Itali, u shprehen para kamerës se ato kanë pranuar menjëherë të shkojnë në shtetin fqinj sapo u është telefonuar për këtë gjë.Ku theksojne qe profesioni i tyre është humanitar, por dhe lidhja që ata kanë me Italinë bënë që të mos mendoheshin dy herë për të pranuar.“60 infermierët do të vendosen në rajonin Marke. Është ndihma me e madhe që ka marrë populli italian nga të huajt. Shqipëria dhe populli shqiptar kanë treguar solidaritet për Italinë.


