Hyjnë nga Kapshtica 25 emigrantë shqiptarë, Do të vetëkarantinohen në një hotel në Korçë për 14 ditë

25 emigrantë shqiptarë kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Korçë, nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës.Mësohet se emigrantët shqiptarë janë lejuar të kalojnë kufirin dhe do të vetëkarantinohen në një hotel në Korçë për 14 ditë, si masë paraprake për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në Shqipëri.

Sipas të dhënave nga pika kufitare e Kapshticës, javën e Pashkës kishte rënë ndjeshëm numri i emigrantëve qe hynin në Shqipëri, por ditën e sotme u rrit ndjeshëm numri i tyre. Ashtu sikurse ka ndodhur edhe me emigrantët e tjerë, këta shtetas, do iu duhet të qëndrojnë në hotel me shpenzimet e tyre, ndërsa do të mbikëqyren nga policia, forcat e ushtrisë si dhe punonjës të Shëndeti Publik.

Më herët, emigrantë të tjerë shqitarë që janë lejuar të futen në territorin e vendit tonë nga vendet e prekura nga koronavirusi, janë dërguar në hotele që do të shërbejnë si karantinë, në Korçë, Pogradec dhe  Gjirokastër.

Gjatë ditës së sotme disa prej emigrantëve të vetëkarantinuar prej 14 ditësh, që nga dita e hyrjes në territorin shqiptar, kanë lënë hotelet dhe janë dërguar me autobusë në familjet e tyre pasi kanë rezultuar negativ ndaj covid-19.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.