COVID-19/ Shprese nga Italia bie ndjeshëm numri i vdekjeve,Rekord i ri të shëruarish

Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 25085, që do të thotë janë 437 viktima në 24 orët e fundit.Sa u përket të shëruarve është një rekord i ri me 2943 persona.Rastet të reja janë 3370 duke e çuar në 187327 numrin total të të prekurve. Numri i të shëruarave ka shkuar në 54543, 2384 janë në gjendje.

Numri i rasteve aktive është 107699

Gjithsej, në Itali janë kryer gjithsej mbi 1 milion e 513 mijë teste, ku mbi 63 mijë prej tyre janë bërë gjatë 24 orëve të fundit, duke shënuar një rekord në numrin e testimeve.
Italia tashmë është vendi i dytë më i goditur nga koronavirusi në rang global sa i përket numrit të viktimave, pasi SHBA tejkaloi shtetin fqinj për numrin e viktimave.

Shtetet me te prekura nga Covid -19 jane Sh.B.A ,Spanja,Italia,Franca,Gjermania

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.