Kovid-19 /Punonjësit e fasonerisë në Korçë ngrihen në protestë pasi ju refuzohet paga e luftes

Pesëdhjetë punonjës të një fasonerie në Korçë në mëngjesin e sotëm protestuan përpara drejtorisë së tatimeve sepse ju është refuzuar paga e luftës.Ata janë revoltuar, pasi u lajmëruan nga pronari i tyre për mospërfitimin e pagës së luftës.

Të gjithë u mblodhën përpara drejtorisë së tatimeve në Korçë duke protestuar pasi nuk përballojnë dot jetesën ne kushtet e pandemisë por edhe pasi të ardhurat e tyre të vetme janë pikërisht nga kjo fasoneri. Ata thonë se janë hequr nga puna para datës 10 dhe pronari ju ka hequr sigurimet.

Qytetarët thonë se të ardhurat e vetme për familjen e tyre janë nga puna në fasoneri.

Një punonjëse deklaron se si pasojë e mbylljes së punës nuk ka bukë të hajë: “Kemi dalë të protestojmë se thonë nuk na takon paga e luftës. Ne na takon se kemi paguar dhe sigurimet dhe tatimet, çfarë ka dashur pronari kemi bërë … kemi punuar … ama tani kërkojmë edhe ne të drejtat tona. Firma është mbyllur që nga adata 10 mars, ne jemi me sigurime.

Jemi 50 veta, ndërsa unë i kam të vetmet të ardhura. Punoj vetëm, jetoj vetëm, se prindërit më kanë vdekur. Ushqim s’kam, puna na është ndërprerë, për të na paguar asgjë. Si mund të përballohet? Tjetra ka fëmijën e sëmurë. Presim se çfarë mund të na thonë…”

Një tjetër puntore e fabrikës e ka me pronarin. Ajo fillimisht thotë se kanë punuar në kushte skandalozë, ndërsa kërcënon edhe drejtuesit e biznesit:

“Dua të ha unë, jam burrë e grua në atë punë. Duan të na hedhin në rrugë dhe shikoni në çfarë ndërmarrje kemi punuar ne, na është rrezikuar jeta. Jam punëtorja më e vjetër, kam 22 vjet punë. Kemi dërguar dy përgjegjësit atje dhe një djalë tjetër. Kemi 22 vjet sigurime.Mos të ma takojë mua një 400 mijë lekëshe të ha bukë?!Unë skam asnjë fëmijë asnjë gjë… Jam atje me burrë e grua. Jam borxhë deri në grykë.
Afendikoi (pronari) më hodhi në rrugë, deri dje shtynte karrocën me burrin tim. Sa e vështirë është për mua?! Ja unë s’kam bukë të haj. Jo kamera, se unë dhe një vit punë kam, por afendikoi (pronari) me gjithë afendikeshën (pronaren), jo në vrimë miu të futen, por do ta djeg të gjallë. Në vrimë miu të futet, me këdo që ka mbrapa, se jam pa bukë.”