Gazetari i mirënjohur Marin Mema është bërë nismëtari i një vepre të çmuar ditën e sotme.Ai ka mbledhur një grup të rinjsh dhe ka bërë shpërndarjen falas të 6000 maskave në zona të ndryshme të kryeqytetit si në sheshin Skënderbej, sheshin Willson, Zog të Zi etj.E veçanta e nismës është se në maskat e dhuruara është stampuar simboli i shqiponjës dhe flamurit shqiptar.E gjitha kjo për të treguar se vetëm duke qëndruar “të bashkuar” mund të mposhtim këtë pandemi.
Mesazhi i Marin Memës:
Përballja me Covid 19 na tregoi se duhet të ishim të gjithë të bashkuar, përndryshe mund të na mundte…Kjo sfidë gjithësesi s’duhet të na largojë nga vlerat, ndaj zgjodhëm që objektin më të kërkuar të momentit ta personalizojmë me simbolin më të çmuar kombëtar, flamurin tonë!
Forca Shqipëri!
Nga sot në orën 12:30 maskat i merrni dhuratë pranë vendndodhjeve të mëposhtme: Kjo do të vazhdojë për disa ditë ku grupet do të qëndrojnë për rreth 30 minuta në këto pika në Tiranë.
Sheshi Skënderbej Sheshi Willson Vasil Shanto Kryqëzimi pranë QSUT Zogu i Zi
Shpresoj që shumë shpejt të jemi edhe në qytetet e tjera. ❤️💪🏽🇦🇱
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 34 raste të reja me koronavirus në vend. Numri i të infektuarve me kovid-19 ka shkuar në 703. Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 263 mostra, prej të cilave 34 kanë rezultuar pozitive.
“Rastet pozitive janë raste kontakti, pesëmbëdhjetë (15) raste nga komuna e Gjilanit (sipas vendbanimit: shtatë (7) raste Gjilan, shtatë (7) raste Livoç i epërm dhe një (1) rast Kosaçë), gjashtë (6) raste nga komuna e Prizrenit (sipas vendbanimit: pesë (5) raste Prizren dhe një (1) rast Gërnçar), pesë (5) raste nga komuna e Ferizajit (sipas vendbanimit: katër (4) raste Mirash dhe një (1) rast Ferizaj), dy (2) raste me vendbanim në Rahovec, dy (2) raste nga komuna e Dragashit ( sipas vendbanimit një (1) rast Zaplluzhë dhe një (1) rast Plavë) dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Prishtinë, Skenderaj, Lladrovc-Malishevë dhe Zveçan”, ka njoftuar IKSHPK.
Instituti po ashtu ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 3 persona të prekur nga kovid-19
Prej një jave qarku i Korçës nuk ka asnjë rast të ri COVID-19. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të Njësive të Kujdesit Shëndetësor në të gjitha Bashkitë e Qarkut.Qarku i Korçës edhe pse te prekur ka 19 qytetare nga Covid-19, fatmirësisht nuk ka rezultuar me asnjë humbje jete.Ku prej tyre 18 qytetare e kane fituar betejen me semundjen.Situata ne Korçë po vjen drejt nje rekuperimi te plotë pasi Juglindja e vendit tashme ka vetem 1 person pozitiv Covid-19.Numri i testeve ne total ne Qarkun e Korçes eshte 223 .
Nga Korça është dërguar vetëm një tampon pasi ka pasur një rast të dyshuar me simptoma të ngjashme me koronavirusin, por fatmirësisht ka rezultuar negativ. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Pogradec ku burimet zyrtare flasin për një rast të dyshuar të cilit i është bërë tampon, por ka dalë negativ.
Nderkohe edhe 11 tampona të dërguar një ditë më parë të cilat i përkisnin oficerëve të FRONTEX kanë dalë negativë.
Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, ka qenë i ftuar sot në emisionin Zonë e Lirë.Pipero është pyetur nga gazetari Arjan Çani në lidhje me lehtësimin e masave dhe rezultatin që ato do japin në vazhdim.
Çani: Sa ditë duhet të kuptojmë që letësimi i masave do japi rezultat pozitiv apo negative?
Pipero: do duhen së paku dy javë për të parë rezultatet.
Çani: Në rastin më të keq, nëse ka shtim të rasteve dhe përkeqësim të gjendjes do futemi prapë brenda?
Pipero: Nuk duhet të marrim rastin më të keq, duhet të marrim atë të mirin. Jam i sigurt që nuk do kthehemi pas. Ecuria e epidemisë tek ne, ka qenë e butë dhe e përballueshme. Me disa luhatje, por tani me rezultate të mira, brenda së keqes që ekziston sigurisht.
Lajme dramatike vijnë nga SHBA-ja, ku së fundmi është raportuar se numri i viktimave nga koronavirusi ka tejkaluar shifrën 51.000.Sipas të dhënave zyrtare të postuara Wordometer, 51342 amerikanë kanë humbur jetën si pasojë e pandemisë Covid-19.Gati gjysma e viktimave, ose 21283 njerëz jane shenuar vetëm në New York, i cili është vendi më i goditur nga pandemia në SHBA.
Rritja dramatike e numrit të viktimave nga Covid-19 në SHBA, mund të tejkalojë edhe numrin e personave që humbën jetën gjatë luftës në Vietnam, ku u vranë më shumë se 58 mijë amerikanë.
Me mbi 909 mijë raste të konfirmuara të koronavirusit, SHBA ka pothuajse katërfishin e rasteve të Spanjës, e cila renditet si vendi i dytë në botë më i goditur nga koronavirusi me rreth 220 mijë raste në total, sipas të dhënave zyrtare.SHBA ka kryer deri më tani mbi 4 milion e 800 mijë teste në popullatë. Mbi 14 mijë pacientë ndodhen të shtruar në repartin e terapisë intensive, në gjendje kritike për jetën.
Po ashtu, mbi 90 mijë pacientë kanë mundur të shërohen plotësisht nga koronavirusi.
Teksa autori i lirikës mbetet i panjohur, të shumtë janë artistët që përgjatë periudhave të ndryshme nuk kanë mundur dot t’i rezistojnë një performance ekzaltuese. Mbartëse e vlerave universale, duket se “Bella Ciao” përbën një trashëgimi të vërtetë.“Bella ciao” është një këngë popullore – protestë italiane që buronte nga vështirësitë e grave punëtore të shtresave më të ulëta, punëtorët e fushës “paddy field” në fund të shekullit XIX që e kënduan për të protestuar kundër punës së ashpër në fushat me gjelbërim të Italisë së Veriut.
Kënga u modifikua dhe u miratua si një himn i rezistencës antifashiste nga partizanët italianë midis 1943 dhe 1945 gjatë Rezistencës Italiane, rezistencës së partizanëve italianë kundër forcave naziste gjermane që pushtuan Italinë.
“Një mëngjes (Una mattina)”– mjaftojnë dy fjalë për të zgjuar lehtësisht idealet brenda gjithkujt. Universialiteti i “Bella Ciao” zbërthehet pikërisht mbi cilësitë themelore që përcjell; liri, paqe dhe solidaritet.Fuqia e jashtëzakonshme e një këngë, që përmes melodisë së saj përmbushi një qëllim të vyer; të qenurit kolona zanore përgjatë 75 viteve revolucion dhe protesta në çdo cep të botës. Republikë dhe demokraci, ja çfarë i mëshon më së tepërmi e shumëdëgjuara “Bella Ciao”. Ishin këto arsyeja përse tingujt e saj shoqëruan spanjollët kundër regjimit të Franco-s, palestinezët e burgosur në Gaza, apo zjarrëfikësit britanikë, që disa ditë më parë, teksa i dërguan një mesazh solidariteti Italisë së prekur nga pandemia Covid-19, zgjodhën pikërisht të këndonin atë.
Vite të tëra histori e frymëzim- vargjet e “Bella Ciao” do të përqafoheshin nga projekte kinematografike, show, konkurse këndimi dhe protesta masive.
Për herë të parë në Itali ka pasur më shume të shëruar sesa raste të reja. Plani i forcave të punës “Faza 2” është gati: ku 2.7 milion italianë do të kthehen në punë.Sot kishim 420 viktima duke e çuar numrin e përgjithshëm në 25969. Numër të lartë ka pasur edhe sa u përket të shëruarve plot 2922 në 24 orët e fundit duke e çuar numrin e përgjithshëm në 60498 të shëruar , teksa dje ishte dita me më shumë të shëruar plot 3033 teksa ky trend i lartë i të shëruarve është prej disa ditësh
Numri i pacientëve aktualisht pozitivë eshte 106.527 raste aktive(dje ishin 106.848). Të prekurit e rinj kishin pësuar një rritje të lehtë ku nga 2646 ditën e djeshme sot kishim 3021.Numri i personave në kujdesin intensiv është akoma në rënie: ata janë 2,173 (-94 krahasuar me dje kur ishin 2.267).
Në Itali janë kryer gjithsej mbi 1 milion e 642 mijë teste, ku mbi 62 mijë prej tyre janë bërë gjatë 24 orëve të fundit.Italia tashmë është vendi i dytë më i goditur nga koronavirusi në rang global sa i përket numrit të viktimave, pasi SHBA tejkaloi shtetin fqinj për numrin e viktimave.
Shtetet me te prekura nga Covid -19 jane Sh.B.A ,Spanja,Italia,Franca,Gjermania
Pas ngjarjes së djeshme në Korçë një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin juglindor. Një punonjës policie është plagosur me thikë,ngjarja ka ndodhur pranë “Kullës Red” ndërkohë që policia ka vemdosur në pranga autorin.Polici, identifikuar eshte Spartak Zotka,i goditur me thikë në pjesën e fytyrës.Shkak i ngjarjes është bërë nje gjobe qe i ai i ka vendosur autorit pasi kishte lëvizur pa autorizimin përkatës.Autori është shoqeruar në polici, ndërkohë që efektivi është transportuar në urgjencë.
NJOFTIMI I POLICISE
Plagosi me mjet prerës për shkak të detyrës efektivin e policisë, kapet në kohë rekord dhe arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i ngjarjes.Mesditën e sotme, pranë “Kullës Red” në Korçë, shtetasi I. F., 48 vjeç, dyshohet se për shkak të detyrës, ka plagosur me mjet prerës punonjësin e Komisariatit të Policisë Korçë S. Z., i cili ka qenë jashtë shërbimit dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
Falë reagimit të shpejtë të Policisë dhe mirëorganizimit të veprimeve u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes, i cili aktualisht ndodhet në ambientet e Komisariatit. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të detyrës, pasi 48-vjeçari, para disa ditësh është konstatuar duke lëvizur si këmbësor pa autorizimin përkatës dhe është ndëshkuar me masë administrative, nga punonjësi i policisë.
Në cilësinë e provës materiale iu gjet e sekuestrua një mjet prerës (thikë).Punonjësi i policisë S. Z., aktualisht po merr mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Kampionati holandez i futbollit është kampionati i parë që anulohet.Ajaxit i është mohuar titulli i kampionit.Eredivisie ka përfunduar sezonin pasi kryeministri Mark Rutte deklaroi se të gjitha ndeshjet sportive janë të ndaluara deri në shtator.Si rezultat, tabela aktuale është bërë përfundimtare, megjithëse Ajaxit nuk do t’i jepet titulli.
Vendimi për të finalizuar tabelën u mor pasi UEFA i kërkoi federatës holandeze të ruaj renditjen aktuale për të vendosur se cilat ekipe do të luajnë në garat europiane. Ajax do të shkojë direkt në raundin e fundit të kualifikimeve në Ligën e Kampionëve, pavarësisht se ka pikë të barabarta me AZ Alkmaar të cilët do të hyjë në raundin e dytë të kualifikuesve të Ligës së Kampionëve.
Feyenoord , ndërkohë, do të shkojë në fazën e grupeve të Ligës së Europës, pasi ishin në vendin e tretë, ndërsa PSV dhe Willem II do të hyjnë në Ligën e Evropës në raundin e tretë dhe të dytë të kualifikuesve.Për më tepër, ADO Den Haag dhe RKC Waalwijk do të qëndrojnë në Eredivisie edhe sezonin e ardhshëm, pasi federata holandeze vendosi të mos promovojë ose largojë asnjë skuadër bazuar në rezultatet e këtij sezoni.
Prej afro 2 muajsh mjeku i mirënjohur pranë shërbimit Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, Pëllumb Pipero së bashku me kolegët e tij ndodhen në vijën e parë duke luftuar COVID-19.Ditën e sotme Pipero ka ditëlindjen dhe kjo ditë e shënuar për të e ka gjetur sërish tek Infektivi. Mjeku mbush 64 vjeç dhe në disa foto të publikuara në rrjetet sociale mund të shihet teksa mban dy tufa lulesh në duar dhe disa çanta të vogla.
Mjeku Pipero është thuajse përditë pjesë e mediave, duke dhënë përgjigjie apo këshilla për qytetarët në këtë situatë të vështirë që ndodhemi për shkak të përhapjes së COVID-19.
Ka shkuar në 678 numri i personave të prekur nga koronavirusi në vendin tonë. 15 raste te reja te konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit.Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet me 9 persona ne Tirane, te gjitha kontakte te personave te konfirmuara pozitiv me pare.Qarku i Korçës edhe pse te prekur ka 19 qytetare nga Covid-19, fatmirësisht nuk ka rezultuar me asnjë humbje jete.Ku prej tyre 18 qytetare e kane fituar betejen me semundjen.Situata ne Korçë po vjen drejt nje rekuperimi te plotë pasi Juglindja e vendit tashme ka vetem 1 person pozitiv Covid-19.
Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet:
COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 15 raste të reja, shkon në 678 numri i të prekurveDeri tani, 58% e të prekurve janw shwruar. Vijon i qwndrueshwm numri i tw shtruarve nw spital Dr. Eugena Tomini Instituti i Shëndetit Publik Si çdo ditë, ju bëjmë me dije rezultatet e 24 orëve të fundit sa i takon gjurmimit dhe hetimit epidemiologjik dhe situatën e deritanishme të përhapjes së COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 259 persona të dyshuar me COVID-19. Nga totali i rasteve të dyshuara janë testuar 36 personel shëndetësor, të cilët kanë rezultuar negativë për Sars-Cov2. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 15 raste pozitive me COVID19. Nga totali i rasteve të reja 9 raste janë në Tiranë, të gjitha kontakte të rasteve të mëparshme, 2 raste janë në Mirditë, 1 në Shkodër, 1 në Kukës, 1 në Has dhe 1 në Kurbin. Deri në këto momente janë testuar 6768 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 678 raste, pra rreth 10% e totalit të rasteve të testuara. Gjatë 24 orëve të fundit, 9 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 394 ose 58.1% e totalit të të prekurve. Aktualisht në vendin tonë 257 ose 41.9% e totalit të të prekurve janë persona aktivë me COVID19 dhe siç shihet përqindja e të shëruarve është më e lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme. Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 30 të shtruar nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 4 pacientë janë në pavion. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 38 pacientë. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Mirditë, Shkodër, Kukës, Has dhe Kurbin. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon: – Tiranë 285 raste – Durrës 42 raste – Lushnje 6 raste – Elbasan 18 raste – Fier 36 raste – Kavajë 9 raste – Rrogozhinë 4 raste – Korçë 19 raste – Vlorë 5 raste – Shkodër 103 raste – Lezhë 14 raste – Berat 2 raste – Has 14 raste – Krujë 65 raste -Tropojë 4 raste – Pukë 5 raste – Mirditë 5 raste – Kukës 12 rast -Mallakastër 1 raste – Kurbin 29 raste Pavarsisht luhatjesve të të dhënave ditorë të zbulimit të bartësve të virusit apo të sëmurëve prej tij, situata është e kontrolluar. Treguesi i vërtetë është numri i të shtruarve në spitale, që vazhdon të mbetet në shifra të qëndrueshme. Në kushtet e lehtësimit të disa masave, në mënyrë që situata të vazhdojë të jetë e kontrolluar, është shumë e rëndësishme të zbatohen me përpikmëri të gjitha udhëzimet e autoriteteve shëndetësore, të respektohet distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale. Këto masa duhet të respektohen makimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye. Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.
Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku në lagjen nr. 7, humbi jetën 67-vjeçari Petrika Treska.Fqinji i tij, Apostol Bozhgolli, 65 vjeç, banues në Korçë, punonjës i Postës Shqiptareështë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Vrasja me dashje” si autor i dyshuar i ngjarjes.Nga veprimet e para hetimore të kryera, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ne banese.Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës (thikë), i përdorur në krim nga autori qe dyshohet te jete me probleme mendore.Nga hetimet e para dyshohet se shkak per sherrin qe me pas degjeneroi ishte nje debat per dritat e shkalles.
NJOFTIMI I POLICISË
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 23.04.2020, ku në lagjen nr. 7, në banesë, u godit me thikë dhe për pasojë gjeti vdekjen shtetasi P. T., 67 vjeç, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit A. B., 65 vjeç, banues në Korçë.
Nga veprimet e para hetimore të kryera, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës (thikë), i përdorur në krim nga autori i dyshuar A. B.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.