“Bella ciao”, kënga italiane si himn i lirisë dhe rezistencës (VIDEO)

Teksa autori i lirikës mbetet i panjohur, të shumtë janë artistët që përgjatë periudhave të ndryshme nuk kanë mundur dot t’i rezistojnë një performance ekzaltuese. Mbartëse e vlerave universale, duket se “Bella Ciao” përbën një trashëgimi të vërtetë.“Bella ciao” është një këngë popullore – protestë italiane që buronte nga vështirësitë e grave punëtore të shtresave më të ulëta, punëtorët e fushës “paddy field” në fund të shekullit XIX që e kënduan për të protestuar kundër punës së ashpër në fushat me gjelbërim të Italisë së Veriut.

Kënga u modifikua dhe u miratua si një himn i rezistencës antifashiste nga partizanët italianë midis 1943 dhe 1945 gjatë Rezistencës Italiane, rezistencës së partizanëve italianë kundër forcave naziste gjermane që pushtuan Italinë.

“Një mëngjes (Una mattina)”– mjaftojnë dy fjalë për të zgjuar lehtësisht idealet brenda gjithkujt. Universialiteti i “Bella Ciao” zbërthehet pikërisht mbi cilësitë themelore që përcjell; liri, paqe dhe solidaritet.Fuqia e jashtëzakonshme e një këngë, që përmes melodisë së saj përmbushi një qëllim të vyer; të qenurit kolona zanore përgjatë 75 viteve revolucion dhe protesta në çdo cep të botës. 
Republikë dhe demokraci, ja çfarë i mëshon më së tepërmi e shumëdëgjuara “Bella Ciao”. Ishin këto arsyeja përse tingujt e saj shoqëruan spanjollët kundër regjimit të Franco-s, palestinezët e burgosur në Gaza, apo zjarrëfikësit britanikë, që disa ditë më parë, teksa i dërguan një mesazh solidariteti Italisë së prekur nga pandemia Covid-19, zgjodhën pikërisht të këndonin atë.

Vite të tëra histori e frymëzim- vargjet e “Bella Ciao” do të përqafoheshin nga projekte kinematografike, show, konkurse këndimi dhe protesta masive.

Milva

Yves Montand

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.