Për herë të parë në Itali ka pasur më shume të shëruar sesa raste të reja. Plani i forcave të punës “Faza 2” është gati: ku 2.7 milion italianë do të kthehen në punë.Sot kishim 420 viktima duke e çuar numrin e përgjithshëm në 25969.
Numër të lartë ka pasur edhe sa u përket të shëruarve plot 2922 në 24 orët e fundit duke e çuar numrin e përgjithshëm në 60498 të shëruar , teksa dje ishte dita me më shumë të shëruar plot 3033 teksa ky trend i lartë i të shëruarve është prej disa ditësh

Numri i pacientëve aktualisht pozitivë eshte 106.527 raste aktive(dje ishin 106.848).
Të prekurit e rinj kishin pësuar një rritje të lehtë ku nga 2646 ditën e djeshme sot kishim 3021.Numri i personave në kujdesin intensiv është akoma në rënie: ata janë 2,173 (-94 krahasuar me dje kur ishin 2.267).
Në Itali janë kryer gjithsej mbi 1 milion e 642 mijë teste, ku mbi 62 mijë prej tyre janë bërë gjatë 24 orëve të fundit.Italia tashmë është vendi i dytë më i goditur nga koronavirusi në rang global sa i përket numrit të viktimave, pasi SHBA tejkaloi shtetin fqinj për numrin e viktimave.
Shtetet me te prekura nga Covid -19 jane Sh.B.A ,Spanja,Italia,Franca,Gjermania

