Pas ngjarjes së djeshme në Korçë një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin juglindor.
Një punonjës policie është plagosur me thikë,ngjarja ka ndodhur pranë “Kullës Red” ndërkohë që policia ka vemdosur në pranga autorin.Polici, identifikuar eshte Spartak Zotka,i goditur me thikë në pjesën e fytyrës.Shkak i ngjarjes është bërë nje gjobe qe i ai i ka vendosur autorit pasi kishte lëvizur pa autorizimin përkatës.Autori është shoqeruar në polici, ndërkohë që efektivi është transportuar në urgjencë.

NJOFTIMI I POLICISE
Plagosi me mjet prerës për shkak të detyrës efektivin e policisë, kapet në kohë rekord dhe arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i ngjarjes.Mesditën e sotme, pranë “Kullës Red” në Korçë, shtetasi I. F., 48 vjeç, dyshohet se për shkak të detyrës, ka plagosur me mjet prerës punonjësin e Komisariatit të Policisë Korçë S. Z., i cili ka qenë jashtë shërbimit dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
Falë reagimit të shpejtë të Policisë dhe mirëorganizimit të veprimeve u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes, i cili aktualisht ndodhet në ambientet e Komisariatit. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të detyrës, pasi 48-vjeçari, para disa ditësh është konstatuar duke lëvizur si këmbësor pa autorizimin përkatës dhe është ndëshkuar me masë administrative, nga punonjësi i policisë.
Në cilësinë e provës materiale iu gjet e sekuestrua një mjet prerës (thikë).Punonjësi i policisë S. Z., aktualisht po merr mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
