Prej një jave qarku i Korçës nuk ka asnjë rast të ri COVID-19. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të Njësive të Kujdesit Shëndetësor në të gjitha Bashkitë e Qarkut.Qarku i Korçës edhe pse te prekur ka 19 qytetare nga Covid-19, fatmirësisht nuk ka rezultuar me asnjë humbje jete.Ku prej tyre 18 qytetare e kane fituar betejen me semundjen.Situata ne Korçë po vjen drejt nje rekuperimi te plotë pasi Juglindja e vendit tashme ka vetem 1 person pozitiv Covid-19.Numri i testeve ne total ne Qarkun e Korçes eshte 223 .

Nga Korça është dërguar vetëm një tampon pasi ka pasur një rast të dyshuar me simptoma të ngjashme me koronavirusin, por fatmirësisht ka rezultuar negativ.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Pogradec ku burimet zyrtare flasin për një rast të dyshuar të cilit i është bërë tampon, por ka dalë negativ.
Nderkohe edhe 11 tampona të dërguar një ditë më parë të cilat i përkisnin oficerëve të FRONTEX kanë dalë negativë.
