LAJM I MIRË/ ITALIA REGJISTRON NUMRIN MË TË ULËT TË VDEKJEVE QË PREJ 17 MARSIT

Buletini i fundit i lëshuar nga Mbrojtja Civile shënon një rënie të numrit të pacientëve aktualisht pozitivë për Coronavirus. Sot, në fakt, ato ulen gjithsej 105.847 (dje ishin gjithsej 106.527). Piemonte tejkaloi Emilia Romagna për herë të parë për sa i përket numrit të pacientëve Covid-19 me 15,502 raste pozitive. Sa u përket vdekjeve ka qenë dita më e ulët që prej 17 marsit me 415 viktima të regjistruara(dje ata ishin 420), nga te cilat janë 163 vetem ne Lombardi duke e çuar totalin e numrit te viktimave në 26384 .

Numrin e përgjithshëm i rasteve të personave të prekur nga Covid-19 që nga fillimi i monitorimit të epidemisë ka arritur në shifrat 195.351 raste.

2,622 njerëz janë shëruar në 24 orët e fundit (dje ka pasur 2.922 shërime), për gjithsej 63.120.Të prekurit e rinj kanë rënë me 664 persona ku sot kishim 2357 të prekur.Numri i personave që janë në gjendje kritike ka shkuar në 2102.

Shtetet me te prekura nga Covid -19 jane Sh.B.A ,Spanja,Italia,Franca,Gjermania

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.