Italia feston sot më 25 Prill, Ditën e Pavarësisë, një ditë e shënuar e cila e gjeti vendin të mbërthyer nga pandemia e Koronavirusit. Në këtë ditë Italia ka zgjedhur 7 artistë të vendeve të ndryshme, mes tyre edhe këngëtaren tonë të dashur, Irma Libohovën.“Bella ciao” është një këngë popullore – protestë italiane që buronte nga vështirësitë e grave punëtore të shtresave më të ulëta, punëtorët e fushës “paddy field” në fund të shekullit XIX që e kënduan për të protestuar kundër punës së ashpër në fushat me gjelbërim të Italisë së Veriut.
“Bella Ciao”, kënga e rezistencës, lirisë dhe simbolit të luftës partizane kundër fashizmit, është shndërruar në tingullin e një beteje të re, asaj me një armik të padukshëm, por jo më pak të egër, Covid-19.Shtatë artistë nga mbarë bota, përfshirë Shqipërinë, e përfaqësuar nga Irma Libohova kanë risjellë në një version origjinal “himnin” e paqes dhe solidaritetit.
Kështu, artistit italian Tommaso Primo iu bashkuan Guillem Roma nga Spanja, Samah Mustafa nga Palestina, braziliani Dewis Caldes, Georgios Strimpakos nga Greqia, Irma Libohova dhe Laye Ba nga Senegali.
