Greqi/ 4 të vdekur sot dhe 11 të prekur nga CoVid-19

Ndërsa qeveria greke pritet të njoftojë heqjen graduale të kufizimeve të koronavirusit që pritet të fillojë në 4 maj, autoritetet shëndetësore njoftuan per katër vdekje ditën e sotme nga CoVid-19 duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 134.

Autoritetet njoftuan gjithashtu 11 raste të reja të virusit duke e çuar numrin e përgjithshëm në 2.517 ku 577 janë në terapi intensive.

Numri i të vdekurve në të gjithë botën ishte mbi 202,000, sipas një numërimi nga Universiteti John Hopkins.