Nga dita e nesërme, (e hënë 27 prill) do të ketë një lehtësim të posaçëm të lëvizjes me këmbë ose makinë në 19 qytete të vendit, të cilat nuk janë prekur nga koronavirusi.Këto qytete do të quhen “zonat e gjelbra”, ku automjetet private do të lëvizin pa autorizim nga ora 9.30 deri në orën 17.30, por me rregullin e vetëm dy personave në makinë, nga i cili përjashtohen kategorikisht pensionistët!
Për daljen nga banesa në këmbë apo edhe për të lëvizur me automjet brenda “zonës së gjelbër” të këtyre qyteteve nuk duhet asnjë leje.

1. Qarku Dibër;
2. Qarku Gjjirokastër;
3. Zona e përbashkët e bashkive Sarandë, Konispol, Himarë, Delvinë dhe Finiq;
4. Zona e përbashkët e bashkive Prrenjas, Pogradec dhe Librazhd;
5. Bashkia Divjakë.
Qytetet që lëvizin lirisht:
Pogradec
Prrenjas
Librazhd
Dibër
Mat
Klos
Bulqizë
Divjakë
Memaliaj
Këlcyrë
Tepelenë
Përmet
Libohovë
Gjirokastër
Himarë
Sarandë
Finiq
Konispol
Dropull
Në zonat e gjelbërta automjetet private do të lëvizin pa autorizim nga ora 9.30 deri në orën 17.30, por me rregullin e vetëm dy personave në makinë, nga i cili përjashtohen kategorikisht pensionistët!
Në po të njëjtën deklaratë, thuhet se:
1. Në zonat e gjelbërta, lëvizja e pensionistëve do të jetë nga 6:00-08:30 të mëngjesit.
2. Qytetarët e tjerë do të lëvizin nga ora 09:30 deri 17:30, të shoqëruar jo më shumë se me një person. Përjashtim do të bëjnë qytetarët që kanë autorizim pune, të cilët nuk kufizohen nga oraret e sipërpërmendura.
3. Në zonat e gjelbërta, parqet do të vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe për 14 ditë dhe nuk do të lejohet grumbullimi dhe qëndrimi i më shumë se dy personave bashkë në hapësirat publike.
4. Sa i takon mjeteve private të transportit, ato do të lejohen të qarkullojnë pa autorizim vetëm brenda qarkut ose bashkive përkatëse nga ora 09:30 deri 17:30, vetëm me një pasagjer.
5. Nuk do të lejohet lëvizja me mjet privat ose si pasagjer i pensionistëve, përveç rasteve me autorizim për arsye shëndetësore. Përtej këtij orari mund të qarkullojnë vetëm mjetet që kanë autorizimin përkatës nga e-Albania.
6.Ndërkohë bashkitë Pogradec, Prrenjas dhe Librazhd që janë kufitare dhe nuk kanë asnjë të prekur trajtohen si zonë e përbashkët dhe mes tyre lejohet lëvizja e qytetarëve.

