Gjykata ka vendosur shtyrjen e seancës së parashikuar ditën e sotme për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtorin e Policisë së Vlorës Jaeld Çela për në datën 13 Maj.Raportohet se Gjjyqtarja Albana Broksi ka vendosur për shtyrjen e seancës duke u bazuar në aktin normativ përgjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore.
Gjykata tha se për shkak të aktit normativ kjo nuk është çështje e ngutshme dhe për faktin se nuk ishin njoftuar të gjithë palët e përfshira në këtë proces.

I pranishëm në seancë ishte edhe avokati i Tahirit Maks Haxhia dhe avokati i Jaeld Çelës , Petrit Ismailaj.
