Në Itali, numri i jetëve të humbura nga dita e djeshme është rritur, por të dhënat e tjera tregojnë se masat parandaluese që po e dërgojnë vendin në “fazën 2”, kanë funksionuar.Sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë numri i jetëve të humbura është rritur me 369 persona gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në 29 684 numrin total, ndërsa një ditë parë numri i tyre në 24 orë ishte 236 persona. Ndërkohë, numrat e pozitivëve të rinj kanë shkuar 1444 raste, duke shkuar në 214 457 numri total i të infektuarve.

Kjo është dita më e mirë sa i përket numrin të uljes së rasteve aktive, ku nga 98 mijë ka shkuar në 91 mijë për shkak të të shëruarve.Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 014 duke e çuar në mbi 93 mijë numrin total të të shëruarve.Kujtojmë që më 4 maj pas më shumë se dy muajsh karantinë të përforcuar, italianët filluan të dalin dhe të rinisin disa nga aktivitetet e munguara. Ata mund të dalin lirisht në rajonin e tyre, të vizitojnë të afërmit apo të shkojnë në parqe.
Sipas vlerësimeve më shumë se 4 milionë persona do të kenë mundësinë nga kjo e hënë të rikthehen në vendet e punës. Kryeministri Conte iu bëri thirrje qytetarëve që të mos e shpërdorojnë progresin e arritur duke neglizhuar kontrollet e higjienës dhe duke lejuar infeksionet e reja. “Sot më shumë se kurrë, fati i kombit tonë është në duar tona”, u shpreh kreu i qeverisë.
Shtetet me te prekura nga Covid -19 jane :1-SHBA vazhdon të mbetet epiqendra e pandemisë me më shumë të prekur dhe viktima në botë dhe ndiqet nga Spanja, Italia, Britania.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.




