Numri i jetëve të humbura nga koronavirusi në Itali ka rënë që nga dita e djeshme. Ne 24 ore janë regjistruar 274 persona, por sërish mbetet i lartë.Kështu numri i përgjithshëm i personave qe kane humbur betejen me COVID-19 ka shkuar në 29,958.Sipas të dhënave zyrtare, numri total i të infektuarve nga koronavirusi, përfshirë edhe ata që janë shëruar dhe viktimat, ka arritur në 215,858.

1401 është numri i rasteve pozitive të zbuluar sot dhe shumica janë në Lombardi, me 720 raste pozitive të reja (51.3% e infeksioneve të reja). Midis rajoneve të tjera më të prekur nga koronavirusi, rritja e rasteve është 196 raste në Piemonte, 108 në Emilia Romagna, 74 në Veneto, 26 në Toscana, 94 në Liguria dhe 39 në Lazio.
Të dhënat në buletinin e ri të Mbrojtjes Civile raportojnë një rënie të personave të shtruar në spital. Sot janë 1311 persona në kujdesin intensiv, 22 më pak se dje. 15 174 persona janë akoma të shtruar në spital me simptoma, 595 më pak se dje. Në izolimin në shtëpi janë 73 139 njerëz (1287 më pak se dje).Numri i personave që janë shëruar që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 96.227.
Gjithsej, në Itali janë kryer mbi 2 milion e 381 mijë teste, ku 71 mijë prej tyre janë kryer në 24 orët e fundit, që përbën edhe shifrën më të lartë të testeve të kryera brenda një dite.
Shtetet me te prekura nga Covid -19 jane :1-SHBA vazhdon të mbetet epiqendra e pandemisë me më shumë të prekur dhe viktima në botë dhe ndiqet nga Spanja, Italia, Britania.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.




