Masakra që i keni bërë bibliotekës në Korçë është e paimagjinueshme

Nga Auron Tare

Dje Facebook u mbush me statuse per ndarjen nga jeta te arkitektit Maks Velo.Te gjithe vrapuan kush e kush te shprehte dhimbjen dhe trishtimin e thelle per kete humbje.

Cfare teatri, cfare maskarade behet ne kete qytetin tone.Per te gjitha ata qe “dhimbjen” ndaj Maksit e afishuan si nje liber me shume ne Bibliotekat qe reklamohen pas kraheve ne intervista TV, lexoni se cfare thoshte vete Maksi per vleresimin qe kishin per te dhe njerzit e sojit te tij.

“Masakra që i keni bërë bibliotekës në Korçë është e paimagjinueshme.Me ç’të drejtë ai njeri ndërron fasadat, hyrjet, volumet.

Çfarë është ky riformulim? Të gjitha riformulimet kanë ndryshuar? Ja ku e keni Piramidën. Ja ku e keni Pallatin e Kongreseve.Piramidën e shkatërrojnë vetëm për të vjedhur para, të tjerat janë gënjeshtra”.”Nuk mund të shkelet me këmbë kështu dinjiteti. Për çfarë vlerësimesh flisni ju për arkitektët, kur e merrni veprën edhe e ricikloni, e riformuloni.

Me ç’të drejtë? A themi ne zonja ministre që në të drejtën e autorit futet edhe arkitekti?Për të bërë burg arkitekti duhet të shkojë. Për të riformuluar paratë i marrin të tjerët. Me ç’të drejtë?

Përse nuk thirret arkitekti? Është e kotë, politika e sotme është kaq agresive, kaq e pamëshirshme, kaq dritëshkurtër, kaq injorante” – MAKS VELO ne fjalimin e tij ne dhenien e cmimit per Petraq Kolevicen.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.