Të dhënat e buletinit të lëshuar nga Mbrojtja Civile shohin sot një rënie të infeksioneve të reja dhe një stabilitet dhe progresion ne ulje te nr te viktimave ku janë 161 viktima në 24 orët e fundit.Shifër që dje ishte pothuajse e njëjtë, 162, ndërsa dy ditë më parë ishin 99, 145 tre ditë më parë).Numri i përgjithshëm i viktimave në Itali ka arrirur në 32.330 persona që nga fillimi i monitorimit të epidemisë Covid-19.Numri i përgjithshëm i personave aktualisht pozitive ndaj virusit është 62,752 (dje ata ishin 65,129).

Rastet e përgjithshme të personave të prekur nga Covid-19 ka arritur në 227.364 që nga fillimi i monitorimit të pandemisë. Rastet e reja janë + 665 (dje shifra ishte +813, dy ditë më parë e +451.
Numri i personave të rikuperuar në 24 orët e fundit është në rënie: 2.881 pacientë krahasuar me 2.075 dje dhe 2.150 dy ditë më parë.Totali i italianëve të monitoruar të cilët janë shëruar nga Covid-19 tani janë 132,282 persona. Numri i pacientëve në spital bie nën: 9,624 persona (dje ishin 9.991). Nga këta, 676 janë në kujdes intensiv (dje ishin 716, shifra ra në një mijë pacientë për herë të parë një javë më parë).
Italia është vendi i tretë më i goditur nga koronavirusi nga numri i viktimave, pas SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa sa i përket rasteve të konfirmuara, shteti fqinj është vendi i gjashtë në botë më i goditur nga Covid-19.
Shtetet me te prekura nga Covid -19 jane :1-SHBA vazhdon të mbetet epiqendra e pandemisë me më shumë të prekur dhe viktima në botë dhe ndiqet nga Rusia,Spanja,Brazili,Britania,Italia

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.




