Mjeku i njohur Pëllumb Pipero, duke pohuar se intensiteti i virusit ka rene, propozon qe ne fund te majit te hapen edhe fundjavat.
Në një lidhje me Skype me studion e lajmeve në News 24 ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë qytetarët që vuajnë izolimin gjatë fundjavave si pasojë e COVID 19.

Ai thotë se “Intensiteti i virusit ka rënë, numrat janë në ulje të qëndrueshme, grafiku ka oshilacione, por vijnë nga strategjia jonë që gjurmon rastet dhe kontaket e afërta. Pra kemi pasur diku 15 apo 5, por rastet përgjithësisht janë asimptomatikë. Historia jonë me COVID po shkon drejt mbylljes”.
I pyetur pse zonat e kuqe po mbyllen në fundjavë, Pipero u shpreh: “Virusit nuk i shkojnë batuat, por në fundjavë ka rrezik për grumbullimin e njerëzve, shtohet rreziku për shtimin e numrave. E gjykoj të arsyeshme fundjavën më të shtrënguar, por them se ecuria e epidemisë më bën optimist se fundi i muajit do të jetë tërësisht i lirë. Do të sugjeroja që në fund të majit të hapeshin të gjitha zonat. Nga ekspozimi mund të fitojmë edhe më shumë imunitet…Besoj që në fund të majit të hapen edhe fundjava”.
