Korça humbet një nga qytetarët me vlera të saj, intelektualin Niko Faberi. Ai është ndarë nga jeta papritur në moshën 80 vjeçare.Niko Faber, me kontribute qytetarie kujtohet ndër të tjera si drejtues në struktura të ndryshme lokale, si ish deputet i Korçës dhe Ambasador i Paqes.Aktiv dhe me ndjeshmëri shoqërore për problematikat e qytetit, Niko Faber ka shprehur gjithmonë vlerësimet e tij në dobi të komunitetit korçar.

Faber ka qenë deputet në legjislaturën 2001-2005, si pjesë e grupit parlamentar socialist.Ish-deputeti ka ngritur shqetësimet gjatë debatit lidhur me ndërtimin e TEC-it në afërsi të Korçës, duke iu bashkuar zërave të shumë intelektualëve të këtij qyteti.
Edhe pak ditë më parë, Faber ka lënë në rrjetet sociale reagimin e fundit si njeri i angazhuar dhe i vëmendshëm për aspekte të ndryshme.Përsa i përket shkakut të vdekjes, mësohet se ish-deputeti ka ndërruar jetë për shkak të një ataku kardiak. Miqtë e ish-politikanit kanë shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet për humbjen e kolegut të tyre.
Njëri prej tyre është edhe Arben Malaj
“Nje lajm i hidhur per vdekjen e pa pritur te expertit studjuesit dhe deputetit Niko Fabri. Perhere angazhuar per sfidat e bujqesise dhe problemet specifike te zones te tij elektorale. Ngushellime familjes, miqeve dhe kolegeve. I paharruar! U prehte ne paqe! I qofte I lehte dheu I kesaj toke deputetit model, te dashurit Niko Faber! ,”- shkruan ish-deputeti Arben Malaj.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.




