Emergjenca e koronavirusit ka futur në ngërç ekonominë shqiptare, me përqindjen e rritjes që tashmë parashikohet në ulje.Ashtu si edhe për shumë qytete shqiptare turizmi është një pjesë kryesore e ekonomisë për Korçën dhe Pogradecin.Por ndërsa pandemia përhapet dhe njerëzit izolohen, bizneset që varen nga turizmi shqetësohen çdo ditë e më tepër.

Korça ka rreth tre javë që ka dalë nga zona e kuqe, por turizmi në këtë qytet vijon të mbetet i paralizuar.
Ndonëse njihet si një ndër zonat më atraktive në vend, kjo fundjavë e gjeti Korçën të zbrazët, me shëtitore dhe kafet bosh.Po kështu edhe Dardha dhe Voskopoja kanë një numër shumë të ulët të turistëve që kanë shtëpizat e tyre në këto zona, ndërsa të tjerët nuk kanë rezervuar.
Driloni hesht. Restorantet e hotelet janë të boshatisura ndërsa varkat që shëtisnin në ujin e tij qëndrojnë në breg.
Te vetmet që lëvizin janë mjelmat.

Janë qindra biznese në këto qytete dhe mijëra familje që nuk e dinë nëse do të jenë në gjendje të rregullojnë ngadalësimin që po pësojnë.
Edhe të punësuarit në sektorin e turizmit do ta ndjejnë tkurrjen e kësaj industrie.
Shpesh ndeshim shprehjen….“Çdo turist fut në punë 8 veta dhe çdo turist që nuk vjen, lë pa punë 8 veta”.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.




