Kampionati Maqedonas në rrezik/ Tronditen 2 klubet shqiptare, 6 lojtarë rezultojnë pozitivë me Covid -19

Një situatë aspak e këndshme është regjistruar në Maqedonin e Veriut. Teksa kampionati ishte planifikuar të rifillonte mes datave 14 dhe 21 qershor, zhvillimet e disës së sotme e kanë venë ndjeshëm në rrezik fillimin e tij.Plot 6 futbollistë nga 2 skuadrat shqiptare që marrin pjesë në elitën e futbollit Maqedonas, kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus. Bëhet fjalë për Shkëndijën e Tetovës ku luan dhe ish futbollisti i Skenderbeut Gledi Mici dhe klubin e Renovës. Mësohet se 2 anëtarë janë nga klubi kuqezinj dhe katër nga ai i Renovës.

Gledi Mici

Lajmi është konfirmuar nga Sindikata e Futbollistëve në Maqedoni dhe klubi i Shkëndijës, nëpërmjet postimeve në faqen zyrtare.

Ndërkohë që në reagimin zyrtar të Shkëndijës shkruhej:

“Për fat të keq, gjatë ditës së sotme, nga Sindikata e futbollistëve, na kanë njoftuar se dy anëtarë të klubit tonë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Në interes të besueshmërisë së rezultateve, klubi menjëherë ka nisur procedurat për të kryer testimet e dyta të dy anëtarëve që rezultojnë pozitivë.

Duke respektuar instruksionet e organeve kompetente, dy anëtarët me COVID-19 janë izoluar sipas rekomandimeve, ndërsa klubi hapat e radhës do t’i marrë në koordinim me Federatën e Futbollit të Maqedonisë dhe Institutin për Shëndetin Publik“, lexohet në komunikatën e kuqezinjve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: