LIVE| Partizani 0-2 Skënderbeu/ “Leksion dhe provë force” ne Tiranë …2 gola për 2 minuta

Është duke u luajtur në “Selman Stërmasi” sfida mes Partizanit dhe Skëndebreut e vlefshme për javën e 27-të të Kategorisë Superiore, në këtë rikthim të kampionatit pas një pauze shumë të gjatë për shkak të pandemisë.Vetëm pak ditë më parë, ndahej nga jeta, ish-lojtari i të rinjve të Skënderbeut, Dorian Tahirllari, i cili vuante nga një sëmundje e rëndë(tumori malinj).Pas shumë operacioneve të kryera, Doriani nuk ia doli të shërohej, duke u ndarë nga jeta në moshë shumë të re, vetëm 18 vjeç.Të prekur nga kjo që ndodhi, lojtarët e Skënderbeut ditën e sotme para fillimit të ndeshjes ndaj Partizanit, janë futur duke mbajtur një bluzë ku shkruhej: “Prehu në paqe Dorian!”.

Skënderbeu dhe Partizani janë duke matur forcat me njëri-tjetrin, teksa luajnë mes tyre javën e 27 të Superiores.

Zhvillimet e fundit në lidhje me koronavirusin kanë sjellë edhe vendimin e FSHF-së për të mbyllur dyer për tifozët e dy takimeve të sotme, gjë që ka sjellë edhe një stadium të boshatisur.

Min 56:-PARTIZANI -SKËNDERBEU 0-2

Gripshi 43′, Dita 44′

KOMENTI LIVE:

44′ GOOOOOL SKËNDERBEU 0-2/ E pabesueshme çfarë po ndodh në Selman Stërmasi, Dita shënon golin e dytë. Pas një krosimi nga e djathta, mesfushori i skuadrës korçare është treguar i saktë brenda zonës duke e dërguar topin në cepin e portës.

43′ GOOOOOL SKËNDERBEU 0-1/ Supergol i Nazmi Gripshit, i cili provoi me një gjuajtje fluturimthi, duke e dërguar topin në cepin e portës së Alban Hoxhës.

43′ Kundërpërgjigjet Skënderbeu me Bruno Ditë i cili gjuan bukur me kokë, por topi ndalet nga Alban Hoxha.

39′ Çinari shpërdoron rastin më të artë deri në këto minuta, duke gjuajtja mbi kuadrat i vetëm përballë portierit Koliçi brenda zonës.

38′ Çinari provon me një gjuajtje nga brenda zonës me të majtën, por tentativa e tij ishte e lehtë dhe përfundoi në duart e Koliçit

32′ Pranë golit Skënderbeut. Bregu provon me një goditje të rrezikshme nga jashtë zonës në portën e Alban Hoxhës, i cili bën një ndërhyrje vendimtare duke e dërguar topin në goditje këndi.

29′ Provon edhe Skëndebeu me Bruno Ditën, i cili lëshon një predhë nga distanca, por gjuajtje e tij ishte qëndrore dhe përfundoi në duart e Alban Hoxhës.

22’ Tjetër rast i Partizanit. Talenti Cara provon ta dërgojë topin në rrjetë me një gjuajtje me të brendshme në hyrje të zonës, por sfera shkon ngjitur me shtyllën e djathtë pingule të portierit Koliçi.

18′ Cara provon të depërtojë brenda zonës, por ndalet nga mbrojtësit në momentin e fundit.

13’ Aksion interesant i të kuqve me Boldor që nis Trashin në të majtë. Mbrojtësi gjen Malën me një harkim perfekt në qendër por mesfushori nuk arrin të kontrollojë e gjuajë siç duhet para portës kundërshtare.

8′ Goditje dënimi për Partizanin. Telushi shërben për Bardhin, i cili provon të kalojë Koliçin, por topi devijohet nga portieri në këndore.

3’ Telushi provon me një gjuajtje nga distanca që përfundon jashtë.

1′ Ka startuar sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

Partizani: Hoxha, Bitri, Belica, Boldor, Trashi, Kote, Telushi, Malaj, Çinari, Bardhi, Cara. Trajner: Adolfo Sormani

Skënderbeu: Koliçi, Jashanica, Pollozhani, Pëllumbi, Imami, Daja, Dita, Elezi, Gripshi, Krasniqi, Bregu. Trajner: Ilir Daja

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.