Perfundon sfida mes Partizanit dhe Skëndebeut e vlefshme për javën e 27-të të Kategorisë Superiore, në këtë rikthim të kampionatit pas një pauze shumë të gjatë për shkak të pandemisë.Skënderbeu ka arritur të fitojë me rezultatin 1-2 ndaj Partizanit në super sfidën e zhvilluar në kryeqytet. Kanë mjaftuar vetëm dy shkrepje brenda një minutë për të vrarë ndeshjen ndaj të kuqëve, falë realizimeve të Gripshit dhe Ditës.Ndërkohë nga ana tjetër goli i Feratit ka shërbyer vetëm për statistika të ndeshjes.Skënderbeu ndez motoret dhe ecen me marsh kampioni pasi ne 10 ndeshjet e fundit janë marrë 7 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje,ndërsa është mëkat që nuk ka tifozë ….!

Zhvillimet e fundit në lidhje me koronavirusin kanë sjellë edhe vendimin e FSHF-së për të mbyllur dyer për tifozët e gjitha takimeve të sotme, gjë që ka sjellë edhe një stadium të boshatisur.
Ft: PARTIZANI – SKËNDERBEU 1-2
Ferrati 85′ / Gripshi 43′, Dita 44′
Gripshi 43′, Dita 44′
KOMENTI LIVE:

90+2′ Pranë golit të tretë Skënderbeu me Bregun, i cili depërton bukur brenda zonës, por gjuajtja ishte e lehtë duke u ndalur nga Alban Hoxha.
89′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet Krasniqi në fushë Mensah.
85′ GOOOOL PARTIZANI 1-2/ Rihapet sfida! Ferhati shënon një supergol me një goditje të bukur me të majtën brenda zonës, duke mos i dhënë asnjë shans Koliqit.
78′ Mundësi ideale për Partizanin, pas një harkimi nga e majta, Braun nuk devijon siç duhet me kokë duke sfumuar një mundësi të artë.
75′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet Asion Daja në lojë Uerdi Mara.
73′ Devijim vendimtar i Imamit, që i heq mundësinë e shënimit Braunit.
67′ Zëvendësim i tretë te Partizani, largohet Çinari vendin e tij e zë Braun!
62′ Bruno Telushi provon të “kopjojë” supergolin e realizuar nga Gripshi me një goditje fluturimthi, por topi ka shkuar jashtë kuadratit.
61′ Pollozhani është i ndëshkuari i tretë te korçarët e Skënderbeut.
58′ Partizani kryen 2 zëvendësime. Largohen Kote dhe Cara në lojë Broja dhe Llanaj. Ky i fundit bën edhe debutimin me Partizanin.
57′ Pranë golit të tretë Skënderbeu me Krasniqin, i cili provoi me një gjuajtje të rrezikshme në hyrje të zonës, por grushton Alban Hoxha.
51′ Bruno Dita ndëshkohet me karton të verdhë për lojë të rrezikshme, sërish ndaj Malës.
50′ Asion Daja ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Malës.
47′ Partizani është hedhur i gjithi në sulm në kërkim të një goli të shpejt që mund të rihapte sfidën.
46′ Starton pjesa e dytë.
44′ GOOOOOL SKËNDERBEU 0-2/ E pabesueshme çfarë po ndodh në Selman Stërmasi, Dita shënon golin e dytë. Pas një krosimi nga e djathta, mesfushori i skuadrës korçare është treguar i saktë brenda zonës duke e dërguar topin në cepin e portës.
43′ GOOOOOL SKËNDERBEU 0-1/ Supergol i Nazmi Gripshit, i cili provoi me një gjuajtje fluturimthi, duke e dërguar topin në cepin e portës së Alban Hoxhës.
43′ Kundërpërgjigjet Skënderbeu me Bruno Ditë i cili gjuan bukur me kokë, por topi ndalet nga Alban Hoxha.
39′ Çinari shpërdoron rastin më të artë deri në këto minuta, duke gjuajtja mbi kuadrat i vetëm përballë portierit Koliçi brenda zonës.
38′ Çinari provon me një gjuajtje nga brenda zonës me të majtën, por tentativa e tij ishte e lehtë dhe përfundoi në duart e Koliçit
32′ Pranë golit Skënderbeut. Bregu provon me një goditje të rrezikshme nga jashtë zonës në portën e Alban Hoxhës, i cili bën një ndërhyrje vendimtare duke e dërguar topin në goditje këndi.
29′ Provon edhe Skëndebeu me Bruno Ditën, i cili lëshon një predhë nga distanca, por gjuajtje e tij ishte qëndrore dhe përfundoi në duart e Alban Hoxhës.
22’ Tjetër rast i Partizanit. Talenti Cara provon ta dërgojë topin në rrjetë me një gjuajtje me të brendshme në hyrje të zonës, por sfera shkon ngjitur me shtyllën e djathtë pingule të portierit Koliçi.
18′ Cara provon të depërtojë brenda zonës, por ndalet nga mbrojtësit në momentin e fundit.
13’ Aksion interesant i të kuqve me Boldor që nis Trashin në të majtë. Mbrojtësi gjen Malën me një harkim perfekt në qendër por mesfushori nuk arrin të kontrollojë e gjuajë siç duhet para portës kundërshtare.
8′ Goditje dënimi për Partizanin. Telushi shërben për Bardhin, i cili provon të kalojë Koliçin, por topi devijohet nga portieri në këndore.
3’ Telushi provon me një gjuajtje nga distanca që përfundon jashtë.
1′ Ka startuar sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:
Partizani: Hoxha, Bitri, Belica, Boldor, Trashi, Kote, Telushi, Malaj, Çinari, Bardhi, Cara. Trajner: Adolfo Sormani
Skënderbeu: Koliçi, Jashanica, Pollozhani, Pëllumbi, Imami, Daja, Dita, Elezi, Gripshi, Krasniqi, Bregu. Trajner: Ilir Daja
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.




