Toka s’gjen qetësi!Tundet Tirana, tërmet 3.5 ballë në mesnatë, ja ku ishte epiqendra

Toka nuk gjen qetësi. Të tjera lëkundje tërmeti janë regjistruar sonte në mesnatë në Shqipëri. Tërmeti ka qenë me magnitudë 3.5 ballë i shkallës Rihter.

Tërmeti është regjistruar në orën 01:52.

Epiqendra e lëkundjeve sizmike ka qenë 11 km në jug-perëndim të Mamurrasit, ndërsa thellësia fokale 5 km.Lëkundjet u ndien edhe në Tiranë, Durrës dhe rrethina.Deri më tani s’ka raportime për dëme materiale.