Dita e enjte do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme.Moti do të jetë i kthjellët në pjesën e parë të ditës, ndërsa në mesditë e pasdite do të kemi zhvillim të vranësirave të cilat do të pasohen nga reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra, të shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 29°C. Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi Perëndimor-Veriperëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Reshjet do të prekin zonat kodrinore dhe malore të vendit, në zona të izoluara reshjet do të jenë në formën e breshërit.

Era do të jetë nga Veriperëndimi 2-10 m/s, era fiton intensitet kryesisht në momentin e zhvillimit të vranësirave.
Në fushën termike nuk priten luhatje të ndjeshme.
