Shfaqet rasti i parë me COVID-19 edhe në qytetin e juglindor të Ersekës.Sipas “BalkanWeb” e infektuar është një 60- vjeçare e cila jeton në Tiranë, por shkoi për të pushuar në shtëpinë e saj të pushimit në Ersekë, ku shfaqi shenja të COVID-19.Ajo është vetëizoluar, ndërsa ndodhet në gjendje të stabilizuar. Erseka bëhet qyteti i ri në qarkun e Korçës ku ka regjistruar rastin e pare me koronavirus.
Situata e përditesuar ne oren 11 te dt 2 Korik.

Ku kujtojme qe diten e sotme,Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 2 prej rasteve të reja janë në Korçë.Kështu harta e infektimit është zgjeruar duke krijuar vatra të reja.Ndersa u mësua se është infektuar një i ri, i cili ka qenë i izoluar në spital, pasi kishte shfaqur shenja të Covid-19.
Po kështu, mbartëse e virusit është edhe një grua rreth moshës 50-vjeçare.
