Pogradeci atraksioni turistik qe po “rimerr” turistët e tij fanatikë

Pogradeci duket se po konkurron bindshëm bregdetin shqiptar në këtë fillim sezoni. Natyra, ajri, mikpritja duket se janë faktorët kryesorë që po popullojnë rrugët e qytetit liqenor. Pogradeci po rimerr atmosferën e zakonshme të ditëve të verës, ku qyteti mbushet me vizitorë dhe turistë që vijnë nga vendet e tjera.

Këtë verë, këtij qyteti i është shtuar një risi. Përveç shëtitjeve përgjate 1 Majit dhe fshatrave turistike të Pogradecit, një anije është vënë në dispozicion të pushuesve për shëtitje përgjatë bregut të liqenit nga Lini deri në Tushemisht.

Ka qenë pikërisht fluksi i lartë i turistëve që vizitojnë Pogradecin që e shtynë kapitetin e anijes ta zhvendosë mjetin e tij nga bregdeti i jugut të vendit në liqenin e Pogradecit.

Në fakt, kjo risi është pëlqyer si nga vizitorët, ashtu edhe nga banorët vendas.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.