‘Mos vizitoni miq e të afërm’/ Shendeti dhe jeta pergjegjesi e juaja.Mjeku i Urgjencës së QSUT apel për qytetarët

Mjeku Ilir Allkja i cili ndodhet në vijën e parë të frontit përballë COVID-19 tek Urgjenca e QSUT bën një apel për qytetart lidhur me rritjen e rasteve me COVID-19.‘Allkja thotë se qytetarët duhet të kujdesen për veten, të vendosin maskë kudo dhe mos vizitojnë miq e të afërm pasi dëmtojnë shëndetin dyfish.

STATUSI NGA ILIR ALLKJA

Duke parë rritjen e përditshme të rasteve me infeksionin e COVID-19, si mjek në vijën e parē të shpëtimit të jetëve njerëzore ju kërkoj gjithë bashkëatdhetarëve të mij te #kujdesen #për #vetveten!Shëndeti dhe #Jeta juaj është në radhë të parë përgjegjësi e juaja, mos prisni qeverinë apo të tjerë të mbrojnë jetët tuaja!

Mbani maskë kudo në ambjente publike, madje edhe nëpër ashensorë, mos vizitoni miq e të afërm , pasi mund të dëmtoni shëndetin tuaj dhe të tyren!

I rëndësishëm është #distancimi #fizik, distancimi social (siç porositin disa struktura) është i panevojshëm e nuk sjell asnjë dobi !

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.