Juglindja e vendit tashmë ka 50 persona pozitiv me Covid-19 ndersa sot ka pasur 7 raste te reja ne Qarkun e Korçës,te shperndara: 4 raste ne Devoll,2 ne Korçë dhe 1 ne Pogradec.Katër anëtarë të një familje në Devoll kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.Mes tyre një mjeke e një qendre shëndetësore.Pas rastit pritet te vetizolohet i gjithe personeli i qendres shendetesore te Miras aty ku punon mjekja nga fshati Baban.

Të gjithë janë pjesëtarë të një familje nga fshati Baban dhe janë lidhje familjare me rastin e parë. Mësohet se ditë më parë ka pasur një varrim në këtë fshat.
Ne ceremonine mortore kane marre pjese shume te ardhur nga qytete te ndryshme te vendit, madje edhe nga Greqia.Aty ku dhe dyshohet ta kenë marrë edhe kovid-19.
