Kamenicë /Shpërthen bomba, gjendet i pajetë një person

Një ngjarje e rèndë ka ndodhur në Kamenicë të Korçës, ku një 46-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një shpèrthimi.Gjatë punës në një banesë të vjetër shtetasit Hekuran Kala i ka shpërthyer një lëndë e dyshuar plasëse. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave.

Korçë/Informacion paraprak :

Në datën 17.07.2020, rreth orës 14:15, në fshatin Kamenicë, shtetasi H. K., rreth 46 vjeç, gjatë punës në një banesë të vjetër, i ka shpërthyer një lëndë e dyshuar plasëse dhe për pasojë ky shtetas ka gjetur vdekjen. 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.