Kovid-19 shënon viktimën e parë në Korçë/U nis për në Infektiv 5 ditë më parë

Ka shkuar në 3906 numri i personave të prekur nga kovid -19.Ditën e sotme në vendin tonë jane regjistruar 55 raste te reja.Juglindja e vendit tashmë ka 49 persona pozitiv me Covid-19 ndersa sot nuk ka pasur raste te reja ne Qarkun e Korçës.3 viktima të tjera nga covid-19 janë regjistruar në vend. Një 52 vjeçar nga Tirana, një 57 vjeçar nga Kukësi dhe një 59 vjeçar nga Korça, nuk e kanë fituar dot betejën me Covid19.

Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar një rast në Korçë i cili ka humbur betejen me COVID-19.Sipas burimeve nga spitali rajonal Korcë, bëhet e ditur se 59-vjecari vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese e për fat të keq ka humbur jetën në spitalin infektiv të Tiranës.

Gjithashtu mësohet se ai është nisur drejt kryeqytetit 5 ditë më parë kur gjendja e tij është përkeqësuar.

Nga ana tjetër është konfirmuar një rast i ri në bashkinë e Devollit nga fshati Sul.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.