Kisha dhe manastiri i Shën Marenës, ndodhen në veri të fshatit Llëngë, Pogradec. Ato konsiderohen ndër destinacionet kryesore të karakterit fetar, kulturor dhe turistik të Pogradecit.Kisha është një ndërtesë e vogël afërsisht 8-12 metra e gjatë. Altari është i ndarë nga pjesa qëndrore e kishës me një ikonostas druri 6 metra të gjerë dhe 4 metra të lartë.Gjithë pjesa e brendshme e kishës është e mbuluar me afreske që i përkasin dorës së mjeshtrit të këtyre zonave, Kostandin Shpatarakut.

Të vendosura mes gjelbërimit të pyjeve, Kisha dhe manastiri i Shën Marenës, mbrohen natyrshëm nga malet dhe grykat e thella, nëpër të cilat vërshojnë gurgullueshëm përrenjtë ujëplotë të Shkumbinit.
Sipas legjendës, gurët e kësaj shpelle sjellin mbarësi nëse mbahen në shtëpi. Ndaj historikisht banorët e kësaj treve kanë mbajtur në ambiente familjare gurë të marrë në këtë vend.
Sipas banorëve gurët sjellin fat dhe begati dhe i mbrojnë nga sëmundje të ndryshme. Ata besojnë se e gjithë shpella është e bekuar dhe ndaj aty u ngrit manastiri dhe kisha.

Fare pranë shpellës ndodhet manastiri dhe kisha e Shën Marenës. Kisha është e pozicionuar në veri të fshatit Llëngë me pamje dominuese në majë të malit. Poshtë saj merr rrjedhën lumi Shkumbin.
Gjithë pjesa e brendshme e kishës është zbukuruar me një ikonostas me pamje floreale punuar nga dora e mjeshtrit të madh elbasanas, Kostandin Shpatarakut. Kohët e fundit ka interes të madh nga vizitorët për të marrë gurë nga shpella e Shën Marenës
