Skënderbeu del me deklaratë për shtyp:të mos aludohet me lajme të paverteta

Klubi Skënderbeu ka reaguar me anë të një deklarate për shtyp per të sqaruar opinionin publik dhe sportdashësit bardhekuq se për shkak të situatës së krijuar nga Pandemia COVID-19 ende nuk ka një datë fikse për publikimin e vendimit përfundimtar.Gjithashtu njoftohet se Klubi i Futbollit “Skënderbeu” mbetet në pritje të vendimit dhe siguron tifozët dhe opinion publik se çdo vendim do të publikohet në kohë reale jo vetëm nga klubi por edhe nga Gjykata Federale.Duke ju drejtuar mediave të mos aludojnë me lajme krejtësisht të paverteta.

Reagimi i KF Skënderbeut:

Deklaratë për shtyp!

Duke marrë parasysh aludimet e vazhdueshme në mediat vizive, online dhe në shtypin e shkruar, KF Skënderbeu kërkon të sqarojë opinionin publik dhe sportdashësit bardhekuq se nuk ka ende një vendim përfundimtar nga gjykata Federale në Zvicër në lidhje me apelimin e kryer nga klubi.

Vendimi i cili pritej në fund të muajit qershor është shtyrë për shkak të situatës së krijuar nga Pandemia COVID-19 dhe nuk ka një datë fikse për publikimin e vendimit përfundimtar.

Klubi i Futbollit “Skënderbeu” mbetet në pritje të vendimit dhe sigurojmë tifozët dhe opinion publik se çdo vendim do të publikohet në kohë reale jo vetëm nga klubi por edhe nga Gjykata Federale.

Iu bëjmë thirrje mediave të mos aludojnë me lajme krejtësisht të paverteta duke pasur parasysh dhe ndjeshmërinë që ka çështja në fjalë për klubin dhe tifozët e Skënderbeut.

Me respekt,
KF Skënderbeu

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.